Aktualisht në AFMIS janë live këto module MTBP, PIM dhe BPPM) 9 (nëntë) Ministri (nga 11) dhe 16 Institucione Buxhetore (nga 35). Procesi i popullimit dhe mbledhja e të dhënave nuk po vazhdon për shkak të kufizimeve të Covid-19. Institucionet e tjera që nuk e kanë populluar sistemin ende kanë nevojë për mbështetje në zyrat e tyre për të përdorur sistemin i cili nuk është i mundur aktualisht për shkak të distancës sociale. Eshtë shumë e rëndësishme qe t’u shpjegohet dhe te udhëzohen punonjësit të përdorin sistemin në mënyrë korrekte, sepse personat përgjegjës nuk ndihen ende te familjarizuar me sistemin. Disa probleme te identifikuar ne sistem janë raportuar para Covid-19 dhe kompania kontraktuese pritet t'i zgjidhë ato. Procesi do të rifillojë pas lehtësimit të masave në gjithë vendin