Integrimet AFMIS Përsa i përket integrimit të AFMIS me sistemet e tjera, puna është duke u zhvilluar në disa drejtime. U miratua ndërfaqja e komunikimit ndërmjet HRMIS - AGFIS, një dokument teknik për fillimin e testimit midis HRMIS dhe AGFIS. Është planifikuar që testet të zgjasin për tre javë. Testet, sipas planit, duhet të fillojnë në dhjetor. Në lidhje me integrimin AGFIS - APP, dokumenti është dakordësuar dhe miratuar nga të dy institucionet. Pritet që APP të përcaktojë datat e testimit.