Takimi i 7-të i Grupit Mbështetës të Fondit të Mirëbesimit SPI

Më 25 qershor, Grupi mbështetës IPS 2 TF organizoi takimin e tij të 7-të për të diskutuar përparimin e përgjithshëm të zbatimit të IPS 2 si dhe sfidat dhe rreziqet dhe veprimet kritike

Takimi u bashkë-kryesua, Znj. Majlinda Dhuka, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme në Kryeministri, dhe Znj Adela Xhemali, Zëvendës Ministre e Financave dhe Ekonomisë. Zonja Dhuka në fjalën e saj të hapjes uroi të gjithë ekipet për menaxhimin me sukses të këtij projekti, pavarësisht ndërprerjeve nga forca madhore si tërmeti që goditën Shqipërinë në nëntor të vitit të kaluar dhe situatën pandemike Covid-19. Zonja Xhemali bëri një pasqyrë të ecurisë së projekti IPS 2 dhe rëndësinë e tij për punën e Qeverisë dhe transparencën. Takimi u pasua nga një prezantim i hollësishëm i Znj. Oriana Arapi, Drejtore e Departamentit të Zhvillimit dhe Mirëqeverisjes në Kryeministri. Prezantimi i saj u përqëndrua në ecurinë e projektit IPS 2 që po përfundon, si dhe në qëndrueshmërinë e rezultateve të projektit për një afat të shkurtër dhe afatmesëm. Pasqyra financiare e projektit dhe niveli i disbursimeve u bë nga Znj Veronika Korkaj, Drejtore e CFCU. Sa i përket aktiviteteve të komunikimit, ato po kryhen normalisht, faqja e internetit www.ips.gov.al përditësohet rregullisht dhe gazeta elektronike e IPS është botuar dhe shpërndarë rregullisht ndërsa numri i i te abonuarve është rritur.

Donatorët kërkuan më shumë detaje mbi sfidat dhe kapacitetet afatshkurtra të ekipeve për të përballuar sfidat e projektit, si dhe planin e veprimit për qëndrueshmërinë

Webinar mbi Sfidat për të siguruar përdorueshmërinë e IPSIS

Sistemi IPSIS do të përmirësojë planifikimin dhe koordinimin e politikave, si dhe lidhjen e sistemit të politikave publike me sistemin e financave publike (AFMIS) dhe sistemin e ndihmës së huaj EAMIS

Vlerat e shtuara të sistemit IPSIS mbështeten në sigurimin e monitorimit të përgjithshëm të zbatimit të politikave, në kohë reale, bazuar në indikatorët KPI si mjet kryesor për vlerësimin e performancës

Departamenti i Zhvillimit dhe Mirëqeverisjes në Zyrën e Kryeministrit ka udhëhequr procesin për të analizuar dhe diagnostikuar situatën aktuale në lidhje me KPI-të si të dhënar IPSIS.

Departamenti ka iniciuar procesin për finalizimin e Vlerësimit Gjithëpërfshirës të Nevojave (CNA) - si një vlerësim sistematik i të dhënave që përdor IPSIS. Fokusi ishte për të kuptuar nivelin e kapaciteteve institucionale aktuale për planifikimin strategjik, monitorimin dhe vlerësimin e treguesve kryesorë të performancës, në Ministritë e Linjës dhe Njësitë e Pushtetit Lokal.

Plani Kombëtar i të Dhënave Sistemike 2027 paraqet një mjet që adreson nevojat dhe pikat kryesore të theksuara nga CAN, në mënyrë që të arrihet përdorueshmëria e IPSIS me të dhëna cilësore. Dokumenti paraqet masa dhe veprime për të adresuar boshllëqet, si dhe buxhetimin e tyre

Në këtë kontekst u organizua një webinar me temë “Sfidat për të siguruar përdorimin e IPSIS” me grupin tematik “Politikëbërja” u organizua nga Departamenti për Zhvillim dhe Mirëqeverisje në Kryeministri me mbështetjen e Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë më 29 qershor 2020.

Takimi prezantoi dhe diskutoi gjetjet kryesore të analizës gjithëpërfshirëse përmes konsultimit të Planit Kombëtar të të Dhënave Sistemike 2027. Mbledhja Grupi tematik mbi politikëbërjen u kryesua Znj, Oriana Arapi, Drejtore e Departamentit për Zhvillim dhe Mirëqeverisje në Kryeministri, me pjesëmarrjen e Ministrive të Linjës dhe përfaqësuesve të Pushtetit Lokal nga e gjithë Shqipëria. Takimi u përshëndet nga Zëvendës Ministrja e Brendshme, Znj Romina Kuko e cila theksoi rëndësinë e të dhënave cilësore dhe koordinimin midis aktorëve. Takimi u pasua me prezantimin e gjetjeve nga sondazhet e përgatitura nga departamenti dhe të përfunduara nga palët e interesuara përmes faqes se internetit ips.gov.al.

Sfidat dhe pikat kritike të të gjitha sistemeve

Tani që IPS është Live ka disa veprime dhe sfida kritike përpara:
Sa i përket IPSIS, baza e politikave dhe baza ligjore mbi IPS dhe IPSIS (përfshirë manualet funksionale) duhet të përfundohen. Menaxhimi i të dhënave (përditësimi, cilësia, përpunimi) mbeten një sfidë e af ë rt, po ashtu dhe trajnimet e vazhdueshme të përdoruesve (PMM, MEF, MPJ dhe stafi i ministrive të linjës)

Nderfaqet

  • Ndërfaqet ndërmjet AFMIS - EAMIS - AFMIS duhet të testohen me të dhëna reale
  •  Ndërfaqja ndërmjet AFMIS dhe Sistemit Elektronik të Prokurimeve (APP) dhe ndërfaqja me Doganat duhet të përfundohen
  • Lidhja midis IPSIS dhe Gazetës Zyrtare duhet të përfundohet

Short term & Long Term challenges

  •  Përdorimi i sistemeve nga të gjithë përdoruesit
  •  Nevojitet ndërtim i vazhdueshëm i kapaciteteve (trajnimin në punë i përdoruseve të thjeshtë dhe ndihmë për administratorët e sistemit)
  • Vazhdim i trajnimit në punë në afat të shkurtër dhe afatgjatë, për të siguruar ngritjen e kapaciteteve të përdoruesve
  • Adresimi i nevojave që lidhen me menaxhimin e të dhënave dhe cilësinë e të dhënave në lidhje me përdorimin e sistemit, për të siguruar "sisteme të populluara" me të dhëna të sakta dhe burime njerëzore të afta e të dedikuara për menaxhimin funksional të sistemeve (IPSIS, AFMIS, EAMIS)
  • Zgjerimi i sistemeve në nivelin lokal, për të siguruar harmonizimin e standardeve për planifikimin financiar në nivelin qendror dhe lokal

Të rejat e fundit nga IPSIS

Sistemi IPSIS ka bërë progres në disa fusha gjatë kësaj kohe

Trajnimi i Trajnereve (ToT)dhe faza e parë e trajnimit të përdoruesve të LM është përfunduar gjatë 4-15 maj 2020 me mbështetjen e Bankës Botërore. Më shumë se 150 pjesëmarrës nga kryeministria dhe ministritë e linjës, DoPA dhe ASPA morën pjesë në trajnim

  1. Testimi i Pranimit Operacional (përfshirë Testimin e Pranimit të Përdoruesit) përfundoi në maj 2020, me disa përmirësime që duhet të përfundojë gjatë periudhës së mirëmbajtjes.
  2. Dorëzimi i manualeve (versioni anglisht dhe shqip) dhe skenarët e testimeve janë përfunduar në maj të vitit 2020
  3. Përmirësimet dhe testimet për 2 shërbime në internet (Konsultime Publike-Testim dhe përmirësim dhe testim sistemit Open Data) janë pothuajse të përfunduara dhe do të pasohen me lëshimin e Certifikatës OA (Operational Acceptance)
  4. Faza aktuale - pranimi zyrtar për sistemin (Operational Acceptance)
AFMIS Integrations

Të rejat e fundit nga EAMIS

Në lidhje me sistemin EAMIS këtu është një përmbledhje e disa arritjeve kryesore:

  •  7 memorandume për sistemin EAMIS janë nënshkruar me partnerët e zhvillimit, përkatësisht me Agjencinë Austriake të Zhvillimit (ADA), Agjencinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Japonez (JICA), Ambasadën e Suedisë, Ambasadën e Zvicrës, USAID-in, Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe Zyrën e Koordinatorit të Përhershëm të UN në Shqipëri
  •  Integrimi me IPSIS është testuar, por jo me të dhëna live pasi IPSIS është ende në zhvillim e sipër. Integrimi mund të rifillohet vetëm pasi IPSIS të jetë populluar me të dhëna reale.
  •  Integrimi me AFMIS është realizuar me të dhëna reale dhe ka shkëmbim informacioni midis dy sistemeve. Nga pikëpamja teknike është përfunduar, pritet që cilësia e të dhënave që vijnë nga moduli PIM i AFMIS dhe të përmirësohen nga përdoruesit në terma afatgjatë.
  •  • Integrimi me bazën e të dhënave të programit “Client Connection”i Bankës Botërore (WB CC) është testuar me të dhëna reale dhe ka shkëmbim informacioni nga WB CC në EAMIS.
  • Integrimi me regjistrin ATRAKO mund të konsiderohet i përfunduar

Kontrata e pas-garancisë për sistemin EAMIS është nënshkruar brenda afatit kohor të projektit, dhe mirëmbajtja e sistemit tashmë ka filluar

 

Të rejat e fundit nga AFMIS

Në lidhje me progresin e sistemit AFMIS, sic u raportua ne takimin e fundit me webex, deri më tani përafërsisht 110 nga 600 institucione kanë akses në web portal ndërsa tani për tani procesi i qasjes se institucioneve te tjera është ndalur pasi ekipi i AFMIS po kërkon të rrisë kapacitetin e serverëve që të përballojë shtimin e përdoruesve

Sa i përket ndërfaqes AFMIS -HRMIS, testimi është në vazhdim e sipër, ndërsa pritet të ndodhë integrimi midis Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe APP-së (Agjencisë së Prokurimit Publik).

Deri më sot, 57 ministri / institucione qendrore me pothuaj 361 përdorues përdorin module PIM, MTBP dhe BPPM. Në lidhje me integrimin IPSIS me AFMIS, të dy sistemet janë plotësisht të pajtueshëm dhe nevojiten të dhëna reale

Për shkak të pandemisë Covid-19, trajnimet e AFMIS-it u ndaluan, pasi ky proces përfshin shumë takime dhe udhëtime të stafit. MFE ka kërkuar zgjatjen e periudhës së garancisë së AFMIS nga 31 tetor 2020 deri më 31 janar 2021 (zgjatje tre muaj), për të rikuperuar shkëputjen gjatë Mars-maj 2020

Takimi i grupeve teknike në fazën përfundimtare të IPS2

Një takim nëpërmjet platformës webex i mundësuar nga Zyra e Bankës Botërore në Tiranë, u mbajt më 9 qershor 2020

Takimi u moderuar nga Znj Evis Sulko, Z. Cem Dener nga Banka Botërore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha ekipeve të sistemeve te SPI; kompanisë zbatuese të sistemit IPSIS dhe ekipit të NAIS . Qëllimi i përgjithshëm i takimit ishte përditësimi mbi aktivitetet e IPS dhe shkëmbimi i ideve dhe planeve mbi qëndrueshmërinë. Zonja Evis Sulko, hapi takimin dhe përshëndeti të pranishmit, duke theksuar nevojën për t'u fokusuar në qëndrueshmërinë pas mbylljes së projektit.

Të gjithë përfaqësuesit e sistemeve( IPSIS,EAMIS, AFMIS) kanë ndarë të rejat e fundit në lidhje me sistemet përkatëse, situatën aktuale dhe sfidat që i presin. Zonja, Aurela Velo informoi pjesëmarrësit mbi aksesin në web portal dhe numrin e institucioneve që e përdorin si dhe procesin e integrimit të AFMIS me sistemet e tjera

Pas diskutimeve të ngritura nga Ministria e Financave, Z. Cem Dener këshilloi që të përqendrohej në përgatitjen e një metodologjie dhe procedurave të përcaktuara për t'u ndjekur për mbështetjen e sistemit. Nga ana tjetër, kërkohet një analizë e hollësishme në mënyrë që të merret një vendim i informuar për rritjen e kapacitetit të serverit, në gjendje të përballojë ngarkesën e punës dhe përdoruesit.

Sa i përket EAMIS, kontrata e pas garancisë u nënshkrua brenda afateve të projektit IPS 2, ndërsa sistemi IPSIS raportohet të jetë në fazën e pranimit zyrtar për sistemin.

Albanian Gov Decision

Këshilli i Ministrave nxjerr VKM për përdorimin e IPSIS në prill

Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 290 datë 11.4.2020, "Për krijimin e Sistemit të Informimit të Sistemit të Planifikimit të Integruar të Qeverisë (IPSIS)", institucionet qendrore janë të detyruara të krijojnë dokumente strategjikë, të përcaktojnë politikat, kostor e planifikuara sipas strategjive, të miratojnë programet e politikave dhe monitorimin e zbatimit të tyre përmes IPSIS
Qëllimi kryesor është krijimi i një baze të dhënash shtetërore të Sistemit të Informacionit të Planifikimit të Integruar (IPSIS), i cili synon të riorganizojë hartimin e politikave strategjike dhe afatmesme, programimin, buxhetimin, monitorimin, vlerësimin dhe koordinimin e politikave për të shmangur copëzimin dhe mbivendosjen midis politikave kryesore të qeverisë dhe proceseve të planifikimit financiar
Ky sistem do të ndërveprojë me një sërë sistemesh të tjera qeveritare si: Sistemi Informatik të Menaxhimit Financiar(SIMF), Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë (SIFQ), Sistemi Informatik i Menaxhimit të Ndihmës së Huaj (SIMNH), Regjistri Elektronik i Njoftimeve dhe Konsultimeve Publike (RENKP), Sistemi i Arkivit të Akteve të Qendrës së Botimeve Zyrtare (Sistemi i QBZ), Baza e të Dhënave Statistikore dhe Platforma Open Data. Gjithashtu platforma mundëson aksesin në portalin dhe rrjetin qeveritar nëpërmjet një regjistrimi të vetëm të përdoruesve. Institucioni administrues i sistemit SIPI/IPSIS është Njësia përgjegjëse për Mirëqeverisje në Kryeministri."
Procesi filloi me trajnimin e trainerëve, dhe gradualisht duke vazhduar me nivelin e përdoruesve të tjerë. Më konkretisht me stafin e departamenteve kryesore të PMO, si dhe me të paktën dy përfaqësues nga secila ministri në drejtori specifike: drejtoritë e politikave, drejtoritë e projekteve, Drejtoria e integrimit në BE, Drejtoria Rregullatore dhe Drejtoria e Programeve
Trajnimi i stafit kryesor filloi nga mesi i muajit mars 2020 dhe vazhdoi deri në 15 maj 2020

AFMIS meeting at Covid19

Testimi i HRMIS - AFMIS në zyrën e Thesarit në MFE

Më 8 maj filloi procesi i testimit me të dhëna reale mbi integrimin e HRMIS me AGFIS për automatizimin e pagesave të pagave të punonjësve të administratës publike. Procesi i testimit po ecën mirë, megjithatë ka hasur në disa çështje të vogla nga ana e HRMIS mbi të cilën kompania përkatëse e kontraktuar po punon për zgjidhjen e tyre. Ekipi i AFMIS ka punuar intensivisht edhe në kufizimet e COVID-19 dhe ekipi është mbledhur vetem në raste urgjente, duke respektuar masat anti-covid.

EAMIS Albania

EAMIS tashmë i integruar dhe në pritje të Çertifikatës së Pranimit

Lajmi i mirë për EAMIS është se gjatë kësaj periudhe integrimi me të dhëna reale të EAMIS me AFMIS është përfunduar. Një tjetër integrim shumë i rëndësishëm i sistemit EAMIS është ai me platformën e Klient të Bankës Botërore. Kjo mundëson që EAMIS të marrë të dhëna reale nga projektet e Bankës Botërore në kohë reale pa ndonjë nevojë të mëtejshme për punë manuale. Ndërkohë, ekipi EAMIS ka testuar të gjitha integrimet e përmendura më lart dhe sistemi duket se po funksionon normalisht pa asnjë gabim. Në dritën e këtyre zhvillimeve, grupi i punës i EAMIS i ka rekomanduar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë t'i lëshojë kompanisë zhvilluese te sistemit çertifikatën e pranimit.