Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 290 datë 11.4.2020, "Për krijimin e Sistemit të Informimit të Sistemit të Planifikimit të Integruar të Qeverisë (IPSIS)", institucionet qendrore janë të detyruara të krijojnë dokumente strategjikë, të përcaktojnë politikat, kostor e planifikuara sipas strategjive, të miratojnë programet e politikave dhe monitorimin e zbatimit të tyre përmes IPSIS
Qëllimi kryesor është krijimi i një baze të dhënash shtetërore të Sistemit të Informacionit të Planifikimit të Integruar (IPSIS), i cili synon të riorganizojë hartimin e politikave strategjike dhe afatmesme, programimin, buxhetimin, monitorimin, vlerësimin dhe koordinimin e politikave për të shmangur copëzimin dhe mbivendosjen midis politikave kryesore të qeverisë dhe proceseve të planifikimit financiar
Ky sistem do të ndërveprojë me një sërë sistemesh të tjera qeveritare si: Sistemi Informatik të Menaxhimit Financiar(SIMF), Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë (SIFQ), Sistemi Informatik i Menaxhimit të Ndihmës së Huaj (SIMNH), Regjistri Elektronik i Njoftimeve dhe Konsultimeve Publike (RENKP), Sistemi i Arkivit të Akteve të Qendrës së Botimeve Zyrtare (Sistemi i QBZ), Baza e të Dhënave Statistikore dhe Platforma Open Data. Gjithashtu platforma mundëson aksesin në portalin dhe rrjetin qeveritar nëpërmjet një regjistrimi të vetëm të përdoruesve. Institucioni administrues i sistemit SIPI/IPSIS është Njësia përgjegjëse për Mirëqeverisje në Kryeministri."
Procesi filloi me trajnimin e trainerëve, dhe gradualisht duke vazhduar me nivelin e përdoruesve të tjerë. Më konkretisht me stafin e departamenteve kryesore të PMO, si dhe me të paktën dy përfaqësues nga secila ministri në drejtori specifike: drejtoritë e politikave, drejtoritë e projekteve, Drejtoria e integrimit në BE, Drejtoria Rregullatore dhe Drejtoria e Programeve
Trajnimi i stafit kryesor filloi nga mesi i muajit mars 2020 dhe vazhdoi deri në 15 maj 2020