Pse duhet Sistemi i Planifikimit të Integruar në Shqipëri?

Strategic Resource allocation

  • Alokim i fondeve (planifikim financiar i bazuar në politika dhe prioritete strategjike
  • Koordinim i ndihmës së huaj

Transparencë, Monitorim

  • Buxhet transparent
  • Mat progresin ( aktual kundrejt atij të planifikuar )

Eficiencë operacionale

  • Mat performancën, produktet dhe indikatorët e rezultateve

Analizë të dhënash

  • Mbështet vendimmarrjen

Ngritja e sistemit SPI në Shqipëri ka qenë një reformë e gjatë që daton në vitin 2000, me forcimin e menaxhimit të financave publike dhe proceseve të planifikimit strategjik dhe të politikave, si funksione kyç të Qeverisë së Shqipërisë. Struktura mbikqyrëse e SPI-së është Departamenti i Zhvillimit dhe Qeverisjes së Mirë në Kryemnistri, i cili kordininon proceset e politikave në nivel qendror me ministrinë përgjegjëse për financat dhe ministrinë përgjegjëse për Integrimin Europian, si dhe me ministritë e tjera të linjës. 

Sistemi i Planifikimit të Integruar (SPI) siguron që menaxhimi i politikave dhe financave publike të kryhet dhe zbatohet në mënyrë eficiente, harmonike dhe të integruar. IPS siguron vendimarrje të informuar dhe bazuar në evidenca, për të përcaktuar drejtimin strategjik dhe shpërndarë burimet financiare. SPI është në zbatim që prej viteve 2000, si një reformë afatgjatë që siguron qëndrueshmërinë dhe modernizimin e administratës publike 

SPI-ja ka si synim të sigurojë një kuadër të gjerë planifikimi e monitorimi, brenda të cilit të gjitha politikat dhe proceset kryesore planifikuese e financiare të qeverisë, të funksionojnë në mënyrë koherente, efiçente dhe të integruar. Proceset kryesore të SPI-së janë

  • Kuadri Strategjik – përbëhet nga Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI), si një dokument afatgjatë planifikimi, si edhe strategjitë sektoriale/ndërsektoriale kombëtare, që përbëjnë instrumentet afatgjatë të planifikimit të vizionit dhe objektivave strategjikë për politikat publike afatgjata. .
  • Programi Buxhetor Afatmesëm (PBA) është instrument planifikimi i financave publike, që siguron shpërndarjen e tavaneve të burimeve financiare për programet buxhetore, në zbatim të kuadrit strategjik

Procese të tjera thelbësore dhe integrale të SPI-së janë edhe

  • Prioritetet e Programit të Qeverisë – orientojnë në afat të shkurtër dhe të mesëm planifikimin e politikave dhe burimeve financiare
  • Plani Analitik i Akteve – siguron planifikimin vjetor të punës së Këshillit të Ministrave
  • Plani Kombëtar për Integrimin Europian dhe procesi integrimit – siguron planifikimin e masave zbatuese për procesin e integrimit Europian
  • Menaxhimi i Investimeve Publike – siguron planifikimin e shpenzimeve të investimeve publike në terma afatshkurtër dhe afatmesëm
  • Menaxhimi i Financimeve të Huaja – siguron programimin dhe menaxhimin e ndihmës së huaj në përputhje me kuadrin strategjik të vendit dhe prioritetet e Qeverisë