Njësia e EAMIS tek MFE
Ka nje njesi te dedikuar brenda Ministrie se Financave dhe Ekonomise qe ka si rol mbikqyrjen dhe funksionimin e sistemit EAMIS
Sistemi I menaxhimit të Ndihmës së Huaj ne Shqipëri ( i njohur si EAMIS) është një komponent kritik i Sistemit të Planifikimit të Integruar që zbatohet nga Qeveria e Shqipërisë dhe që do të mbështesë funksionet kryesore të biznesit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe do të menaxhojë gjithë aspektet e financimit të zhvillimit.
Sistemi EAMIS mundëson:
- Modernizimin e menaxhimit të zhvillimit financiar me modele të reja
Krijimin e një rrjeti të partnerëve mes ministrive, qeverisjes lokale, donatorëve, investitorëve privatë, që integrojnë sistemet, njerëzit dhe proceset
Konsolidon proceset e integruara nga planifikimi tek dorëzimi i programeve të zhvillimit strategjik në një sistem të integruar me hapa detyruese
Mundëson një qendër burimi të integruar për programet strategjike të donatorëve, investitorëve dhe qeverisë
Monitoron asistencën e BE-së përmes raporteve të standartizuara të para-aprovuara
Jep një panoramë të qartë të programimit të zhvillimit dhe financimit që përfshin gjithë burimet e financimit nga partnerët e integrimit të zhvillimit (DIP), nga investimet publike dhe private, investimet e fondit rajonal të zhvillimit
Redukton proceset e kota duke lidhur pikat nga planifikimi te dorëzimi
Ofron transparencë për programet e zhvillimit me qeverinë, Ministritë e Linjës, partnerët dhe qytetarët
Sistemi do shërbejë si një one-stop-shop për të huajt- investimet e financuara në Shqipëri.