Ekipi i IPSIS është duke zhvilluar procesin e pilotimit me përdoruesit e tre institucioneve (DoPA, MoARD dhe MIE). Të gjithë përdoruesit janë të konfiguruar që të shkojnë live dhe të testojnë sistemin me rolet e caktuara (ekzistojne tre nivele kontrolli në ministritë e linjës dhe dy nivele kontrolli në DDGG). Pilotimi i IPSIS me 3 institucione vazhdon dhe ndiqet nga afër nga ekipi kyç i IPSIS dhe konsulentët përmes komunikimit intensiv në kohë reale për çdo çështje të ngritur gjatë procesit me ekipin IPSIS dhe kompanisë zhvilluese të sistemit. Paralelisht gjatë testimit pilot të AFMIS të dhënat master janë marrë në IPSIS, i cili është akorduar dhe testuar me sukses nga ekipi i IPSIS në nëntor 2019. Për të mbështetur këtë proces manualet e trajnimit janë dhënë në anglisht dhe pjesërisht në shqip me tre ministri të linjës