Më 8 maj filloi procesi i testimit me të dhëna reale mbi integrimin e HRMIS me AGFIS për automatizimin e pagesave të pagave të punonjësve të administratës publike. Procesi i testimit po ecën mirë, megjithatë ka hasur në disa çështje të vogla nga ana e HRMIS mbi të cilën kompania përkatëse e kontraktuar po punon për zgjidhjen e tyre. Ekipi i AFMIS ka punuar intensivisht edhe në kufizimet e COVID-19 dhe ekipi është mbledhur vetem në raste urgjente, duke respektuar masat anti-covid.