Në kuadër të aktiviteteve për zbatimin dhe zhvillimin e EAMIS, nje seri trajnimesh u zhvillua në Maj 2018 nga zhvilluesi i sistemit për përdoruesit kyç të sistemit. Pjesëmarrës ishin anëtarë të nga Partnerë të ndryshëm për Zhvillim dhe Integrim, nga ministritë e linjës, agjenci qeveritare si dhe anëtarë të AKSHI-t

Qëllimi i trajnimit ishte të sigurojë qëndrueshmëri për EAMIS dhe të fokusohet në përdorimin e sistemit për adresimin e nevojave të menaxhimit të ndihmës së juaj dhe aktiviteteve për zhvillim dhe bashkëpunim në Shqipëri.

Në 2019, me kërkesë të pikave fokale nga Partnerët për Zvillim, një seri tjetër trajnimesh dhe rifreskimi u zhvillua nga njësia EAMIS në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë gjatë periudhës pranverë- verë 2019. Qëllimi ishte të prezantoheshin pikat fokale të donatorëve, ekzistues e të rinj, me sistemin EAMIS dhe të familjarizoheshin me proçeduren e hedhjes së të dhënave dhe kritereve për popullimin e bazës së të dhënave

Ky sesion trajnimesh refreskimi të njohurive të EAMIS u zhvillua sipas kërkesës së sejcilit Parnter për Zhvillim në mjediset e tyre. Më konkretisht, Partnerët për zhvillim që përftuan nga ky kurs janë: (i) grupi I agjencive të UN (17); Ajencia Austriake për Zhvillim (ADA); EBRD; OSCE PiA; Ambasada Zviceriane. Veç kësaj një trajnim u zhvillua dhe me stafin e Departametit të Thesarit në MFE.