IPS 2 Fondi i Besimit

IPS 2 TF hyri në fuqi në 27 Mars 2013 pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Grantit nga Ministri i Financave dhe Banka Botërore që vepron si administratori i Grantit.

Projekti mbështetet përmes një fondi besimi shumë-donatorësh të financuar nga Suedia, Zvicra dhe BE, granti administrohet nga Banka Botërore dhe ekzekutohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Shuma e Grantit rezulton në buxhetin fillestar prej 3,815,107 Euro dhe periudha aktuale e zbatimit të projektit u zgjat deri më 30 qershor 2020.

Një letër njoftimi "Ndryshimi në Marrëveshjen e Grantit dhe Marrëveshja e Letrës", datë 27.06.2019 u dërgua me e-mail në CFCU më 28 qershor 2019, duke zgjatur datën e mbylljes së projektit në 30 qershor 2020.

Projekti, Fondi i Dytë Shumë-Donator i Mirëbesimit, në lidhje me mbështetjen e ngritjes së kapaciteteve për zbatimin e Sistemit të Planifikimit të Integruar (IPS 2) në Shqipëri, ka siguruar një përmirësim progresiv të sistemit IPS në përgjithësi. Deri më tani, projekti ka siguruar tashmë shtylla të konsoliduara të sistemit IPS, duke kontribuar në finalizimin dhe miratimin e NSDI 2015-2020, si dhe forcimin e kapaciteteve që lidhen me reformën e PFM në përgjithësi, dhe veçanërisht në zbatimin e MTBP. Mbështetja e ofruar përmes TA-së në lidhje me strategjinë e reformës së MFP-së ka qenë shtesë në procesin e Mbështetjes së Buxhetit që është iniciuar për këtë sektor, dhe ka siguruar plotësim të mbështetjes së BE-së.
Projekti është duke siguruar zbatimin e tre sistemeve të informacionit të menaxhimit, përkatësisht EAMIS (implementuar pjesërisht) dhe AFMIS, IPSIS, të cilat aktualisht janë në zbatim dhe konsiderohen komplekse, por në të njëjtën kohë vendimtare, sistemet për modernizimin e administratës publike në përgjithësi.