Sistemi IPSIS do të përmirësojë planifikimin dhe koordinimin e politikave, si dhe lidhjen e sistemit të politikave publike me sistemin e financave publike (AFMIS) dhe sistemin e ndihmës së huaj EAMIS

Vlerat e shtuara të sistemit IPSIS mbështeten në sigurimin e monitorimit të përgjithshëm të zbatimit të politikave, në kohë reale, bazuar në indikatorët KPI si mjet kryesor për vlerësimin e performancës

Departamenti i Zhvillimit dhe Mirëqeverisjes në Zyrën e Kryeministrit ka udhëhequr procesin për të analizuar dhe diagnostikuar situatën aktuale në lidhje me KPI-të si të dhënar IPSIS.

Departamenti ka iniciuar procesin për finalizimin e Vlerësimit Gjithëpërfshirës të Nevojave (CNA) - si një vlerësim sistematik i të dhënave që përdor IPSIS. Fokusi ishte për të kuptuar nivelin e kapaciteteve institucionale aktuale për planifikimin strategjik, monitorimin dhe vlerësimin e treguesve kryesorë të performancës, në Ministritë e Linjës dhe Njësitë e Pushtetit Lokal.

Plani Kombëtar i të Dhënave Sistemike 2027 paraqet një mjet që adreson nevojat dhe pikat kryesore të theksuara nga CAN, në mënyrë që të arrihet përdorueshmëria e IPSIS me të dhëna cilësore. Dokumenti paraqet masa dhe veprime për të adresuar boshllëqet, si dhe buxhetimin e tyre

Në këtë kontekst u organizua një webinar me temë “Sfidat për të siguruar përdorimin e IPSIS” me grupin tematik “Politikëbërja” u organizua nga Departamenti për Zhvillim dhe Mirëqeverisje në Kryeministri me mbështetjen e Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë më 29 qershor 2020.

Takimi prezantoi dhe diskutoi gjetjet kryesore të analizës gjithëpërfshirëse përmes konsultimit të Planit Kombëtar të të Dhënave Sistemike 2027. Mbledhja Grupi tematik mbi politikëbërjen u kryesua Znj, Oriana Arapi, Drejtore e Departamentit për Zhvillim dhe Mirëqeverisje në Kryeministri, me pjesëmarrjen e Ministrive të Linjës dhe përfaqësuesve të Pushtetit Lokal nga e gjithë Shqipëria. Takimi u përshëndet nga Zëvendës Ministrja e Brendshme, Znj Romina Kuko e cila theksoi rëndësinë e të dhënave cilësore dhe koordinimin midis aktorëve. Takimi u pasua me prezantimin e gjetjeve nga sondazhet e përgatitura nga departamenti dhe të përfunduara nga palët e interesuara përmes faqes se internetit ips.gov.al.