Takimi i ekipit teknik per zbatimin e IPS

Më 18 Prill 2019 u mbajt në ambientet e Bankës Botërore në Tiranë. Rreth 30 pjesëmarrës moren pjese në kete seminar. Kishte përfaqësues nga të gjitha ekipet e MIS, (AFMIS, IPSIS, EAMIS,) përfaqësues të Bankës Botërore, kompani të IT që zhvillojnë sisteme, ministri të linjës si dhe konsulentë të punësuar në kuadrin e IPS. Seminari u drejtua dhe u moderua nga Z. Cem Dener (Specialist për udhëheqjen e Bankës Botërore).

Ekipet e sejcilit sistem prezantuan statusin e zhvillimit per sejcilin sistem, dhe sfidat dhe pengesat e identifikuara qe pengojne mbarevajtjen e punes per cdo sistem. Diskutimet u perqendruarn ne rekomandime e planeve te veprimit drejt zgjidhjes së problemeve dhe identifikimit të personave kryesorë për të kryer detyrat. U ra dakord që afati për të kaluar live do të jetë 1 janari 2020. Të gjitha skuadrat duhet të punojnë drejt këtij afati. Takime të tilla parashikohet të zhvillohen çdo muaj për të monitoruar progresin dhe përcaktimin e detyrave dhe sfidave përpara. Nderkohe komunikimi me email eshte i vazhdueshem dhe intensiv.

Misioni i ekipit të Bankës Botërore në Tiranë për monitorimin e IPS

Një ekip i Bankës Botërore vizitoi Tiranën gjatë 15-19 Prill 2019, për të siguruar mbështetjen e zbatimit të projektit të Sistemit të Planifikimit të Integruar (IPS 2) (P129332 & P159520), duke u përqendruar në Komponentin 3 (Zhvillimi dhe Integrimi i Sistemeve të Informacionit të Menaxhimit). Ekipi i Bankës përbëhej nga Znj. Evis Sulko (Zyrtar për Operacione Vendi & TTL), Z. Cem Dener (Special i Drejtimit të Qeverisjes), Orjana Ibrahimi (Special i Prokurimit) dhe Znj. Bulo Odeta (Sr. Asistent Ekzekutiv). Qëllimi i kësaj vizite ishte monitorimi i progresit të zbatimit të Sistemit të Informacionit të Menaxhimit Financiar Shqiptar (AFMIS), Sistemit të Menaxhimit të Ndihmës së Huaj (EAMIS), dhe Sistemit të Planifikimit të Integruar (IPSIS), dhe të diskutojë planet e ekipit të projektit për aktivitetet e menaxhimit të ndryshimit dhe zgjatjen e mundshme të datës së mbylljes së projektit (6-9 muaj) për të siguruar përfundimin e suksesshëm të aktiviteteve të mbetura dhe shkuarjen live me sistemet e reja në 2020.

Ekipi i Bankes Boterore u takua me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (MFE), Departamentin për Zhvillim, Financim dhe Ndihmë të Huaj (DDFA) në Zyrën e Kryeministrit (PMO), Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (NAIS), dhe partnerë zhvillimi. Ekipi gjithashtu u takua me Departamentin e Administratës Publike (DoPA) për të sqaruar planet e tyre për përfshirjen e sistemit HRMIS / Payroll. Ekipi i bankës mori pjesë në takminin e qeverisë së donatorëve në 17 Prill 2019 dhe takimin teknik te IPS. Gjetjet kryesore të këtij misioni si dhe rekomandimet u ndanë me të gjithë zyrtarët e lartë të qeverisë dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, zonja Denaj

Denaj: Qeveria Shqiptare eshte e vendosur te kete Financa publike transparente dhe disiplinë fiskale

Transparenca e financave publike, disiplinë fiskale, efikasitet në menaxhimin dhe përdorimin e burimeve publike në mënyrë që të përmirësohet ofrimi i shërbimeve dhe zhvillimin ekonomik. Kjo është ajo që u përcoll nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë një takimi të organizuar me 17 Prill 2019 nga Banka Botërore në bashkëpunim me MFE, për Sistemin e Integruar të Financave Publike.

IPS ka filluar herët në kohë, me objektivat për të përmirësuar cilësinë e informacionit dhe, mbi të gjitha, cilësinë e vendimmarrjes. Në vitin 2013, qeveria shqiptare bëri një vetëvlerësim të progresit dhe sfidave të Menaxhimit të Financave Publike, ndihmuar edhe nga partnerët e saj, të cilët kontribuan në hartimin e një strategjie në reformën e Menaxhimit të Financave Publike për të adresuar të gjitha boshllëqet që kishte kjo strukturë.

Vizioni i strategjisë së reformës së MFP ishte që të sigurohej një sistem financiar publik, që të promovojë kryesisht transparencën, llogaridhënien, disiplinën fiskale, efikasitetin në menaxhimin dhe përdorimin e burimeve publike për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve dhe zhvillimin ekonomik.

Por nuk mund te mendohet asnjë zhvillim pa struktura moderne të teknologjisë së informacionit

Objektivi kryesor i AFMIS (Albanian Financial Management Information System) është të përmirësojë vendimmarrjen, analizën e politikave dhe raportimin mbi zbatimin e Sistemit të Planifikimit të Integruar Shqiptar. Është një koordinim më i mirë i fondeve të donatorëve për të përfshirë në mënyrë të plotë në buxhetin e shtetit të gjithë nevojat për të koordinuar dhe krijuar sisteme informatike, dhe atë të Sistemit Informatik të Menaxhimit të Ndihmës së Huaj (EAMIS), i cili duhet të menaxhojë në mënyrë më efektive dhe të promovojë përdorimin e përgjegjshëm dhe transparent të burimeve të këtyre ndihmave. Ky sistem i integruar për menaxhimin financiar publik në Shqipëri do të jetë funksional për përdorim nga të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme brenda vitit 2019. Sistemi do të përdoret nga më shumë se 4000 punonjës të njësive të qeverisjes së përgjithshme, për të cilët në dy javët e ardhshme do të fillojë trajnimi i punonjësve.

Në përgjigje të kontributit menaxherial të Bankës Botërore dhe atij financiar të vendeve partnere si Zvicra, Suedia dhe Bashkimi Evropian, edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë është zotuar për një angazhim të plotë për realizimin e këtij procesi.

Plotësimi në vazhdimësi me staf, sigurisht do të jetë një fokus i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për të realizuar që këto sisteme të jenë në përdorim të plotë. Trajnimi i ministrive të linjës është jo më pak i rëndësishëm, sepse do të jenë ato që do të popullojnë të dhënat dhe do të duhet të menaxhojnë këto sisteme me informacion në vijueshmëri.

Ministra Demaj konkludoi fjalimin e saj duke thene: “Është e rëndësishme të theksoj se ky projekt kërkon një vëmendje shumë të lartë dhe tani, në fazat që po flasim, vëmendja nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e konfirmuar dhe kërkojmë që të punojmë të gjithë, në të gjithë sektorët, për të realizuar në vijim të gjithë hapat deri në finalizim. Është angazhim im personal si Ministre, por besoj është dhe i gjithë kolegëve të mi, duke filluar nga zoti Luçi si zv.ministër, i cili e ka ndjekur këtë proces dhe e falënderoj në veçanti, sikurse falënderoj të gjithë kontributorët, si Banka Botërore, dhe të gjithë kolegët e tjerë të cilët janë të strukturave të MFE, të strukturave të tjera në qeverinë qendrore dhe ata në pushtetin lokal që do të jenë pjesë e këtij procesi. Nëse do të ketë probleme dhe çështje për të cilat ka nevojë për vendimmarrje për t’i zgjidhur, ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në çdo moment”