Një tjetër sesion pilotimi dhe trajnimi u zhvillua më dt 16 tetor me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky trajnim kishte si synim të asistonte punonjësit e Ministrisë të hidhnin në sistemin IPSIS dokumenta strategjike dhe të kalonin gjithë hapat e hedhjes së dokumentit në sistem dhe shihnin konkretisht lidhjen me komponentët e tjerë të IPSIS. Në trajnimi ekipi i IPSIS ndihmoi dhe udhëzoi pjesëmarrësit gjatë gjithë procesit të hedhjes së dokumentave, strategjike, draft strategji apo plane veprimi. Ishin rreth 20 pjesëmarrës që morën pjesë në këtë trajnim Seanca e trajnimit ishte ndërvepruee ku pjesëmarrësit u përfshinë në mënyre aktive. Pilotimi dhe trajnimi janë komponentë shumë të rendësishëm që ndikojnë në adoptimin me sukses të sistemit IPSIS në punën e administratës publike.