AFMIS është një proces shumë kompleks me një numër të konsiderueshëm modulesh që ndërveprojnë në kohë reale. Sistemi pritet të komunikojë dhe shkëmbejë të dhëna me Modulin e Pagave dhe Burimeve Njerëzore (HRMIS) dhe thesarin me qëllim modernizimin dhe aplikimin e këtij moduli dhe komunikimin e tij me ndërfaqen e Thesarit. Takime intensive janë zhvilluar midis ekipeve të Departamentit të Administratës Publike (DAP), Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe AKSHI-t i cili është dhe institucioni përgjegjës për të siguruar dhe prokuruar zgjidhjen teknike. Tashmë po dizenjohet zgjidhja teknike dhe po zhvillohen testime.

Një tjetër sistem që pritet të integrohet dhe ndërveprojë me AFMIS/AGFIS është dhe sistemi i prokurimeve publike. Sistemi duhet të shkëmbejë të dhëna që kanë të bëjmë me kontrollin e fondeve nëe gjendje në nivel produkti si dhe për fazat e procesit tëe prokurimit dhe menaxhimit të investimeve.

Firma dixhitale është gjithashtu një modul interesant që pritet të integrohet me web portalin e AFMIS. Kjo do ta bënte indentifikimin e përdoruesve më të sigurtë dhe autentike.

Thesari u testua live me 4 institucione në 9 Shtator. Lista e institucioneve që do të marrin pjesë në këtë testim do të përcaktohet më parë dhe ndahet me drejtorine e AFMIS dhe ekipin IT tek MFE

 

Në 23 shtator do të lançohet pilotimi live i moduleve PBA dhe PIM me tre ministrite e zgjedhura. Përzgjedhja e ministrive të linjës që do të pilotojnë PBA-në do të bëhet në konsultim me ekipin e IPSIS pranë zyrës së Kryeministrisë me qëllim garantimin e testimit dhe në të njëjtën kohë integrimi të PBA me IPSIS