Baza ligjore e AFMIS

Direktivat për zbatimin e detyrueshëm të përdorimit të AFMIS u përgatit nga ekipi menaxhues. Draft vendimi i Këshillit të Ministrave që rregullon dhe detyron përdorimin e AFMIS nga të gjitha institucionet publike u përgatitën nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe u dërguan për komente tek Ministritë e Linjës dhe AKSHI( Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit)

Në 25 korrik 2019, Këshilli i Ministrave aprovoi VKM për AFMIS. Kjo VKM përfshin përdorimin e moduleve PBA, PIM, BPPM, Web Portalit dhe Arkivës elektronike. VKM hyn në fuqi dy javë pas publikimit në fletoren zyrtare 

Më 29 gusht Ministrja e Financave dhe Ekonomisë miratoi udhëzimin nr 24 : “Për implementimin e arkivës elektronike në procesin e ekzekutimit të buxhetit nga njësitë qendrore të qeverisjes”

Baza ligjore për sistemin EAMIS

Më 4 shtator u miratua vendimi të Këshillit të Ministrave(VKM) i Republikës së Shqipërisë mbi “ krijimin e bazës së të dhënave për sistemin e menaxhimit të ndihmës së huaj

Proçedurat administrative për hartimin e draftit për krijimin e bazës ligjore për krijimin e bazës së të dhënave për sistemin e menaxhimit të ndihmës së huaj filluan në qershor 2019 nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Pas një procesi kordinimi intensiv dhe produktiv me ministritë e linjës dhe agjencitë publike për konsultimin e draft projekt-ligjit, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre u reflektuan në draftin final të projekt-ligjit, dhe kjo u pasua me miratimin e VKM-së më 4 shtator. VKM hyn në fuqi pas publkimit në fletoren zyrtare

Drafti I VKM-së u përgatit në përputhje me ligjin dispozitat e ligjit nr 10325 “Mbi bazën e të dhënave shtetërore”. Qëllimi është krijimi i bazës së të dhënave qeveritare për sistemin informativ të menaxhimit të ndihmës së huaj (EAMIS), duke mundësuar shkëmbimin dhe përdorimin e informacionit mbi ndihmën e huaj nëpërmjet këtij sistemi. EAMIS është një sistem i integruar mbarëkombëtar që do të administrohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE). Sistemi IT është dizenjuar për të mbështetur MFE dhe institucione të tjera qeveritare duke reduktuar barrën e kostove të transaksioneve për mbledhjen e të dhënave dhe agregimin e tyre. Platforma do të perfshijë gjithashtu një portal web dhe integrim me gjithë sistemet qeveritare si AFMIS, IPSIS, dhe regjistrin e PPP-ve që menaxhohet nga ATRAKO.

Miratimi i projekt-ligjit është shumë i rëndësishëm pasi krijon një bazë lligjore për integrimin e sistemeve qeveritare. Krijimi i kësaj baze ligjore pritet të ketë një impakt pozitiv në rritjen e eficiencës dhe efektivitetit të ndihmës së huaj në Shqipëri, duke rritur llogaridhënien dhe besueshmërinë e burimit të informacionit për ndihmën e huaj.

http://kryeministria.al/newsroom/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-04-shtator-2019/

Integrimi I moduleve të tjera në AFMIS

AFMIS është një proces shumë kompleks me një numër të konsiderueshëm modulesh që ndërveprojnë në kohë reale. Sistemi pritet të komunikojë dhe shkëmbejë të dhëna me Modulin e Pagave dhe Burimeve Njerëzore (HRMIS) dhe thesarin me qëllim modernizimin dhe aplikimin e këtij moduli dhe komunikimin e tij me ndërfaqen e Thesarit. Takime intensive janë zhvilluar midis ekipeve të Departamentit të Administratës Publike (DAP), Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe AKSHI-t i cili është dhe institucioni përgjegjës për të siguruar dhe prokuruar zgjidhjen teknike. Tashmë po dizenjohet zgjidhja teknike dhe po zhvillohen testime.

Një tjetër sistem që pritet të integrohet dhe ndërveprojë me AFMIS/AGFIS është dhe sistemi i prokurimeve publike. Sistemi duhet të shkëmbejë të dhëna që kanë të bëjmë me kontrollin e fondeve nëe gjendje në nivel produkti si dhe për fazat e procesit tëe prokurimit dhe menaxhimit të investimeve.

Firma dixhitale është gjithashtu një modul interesant që pritet të integrohet me web portalin e AFMIS. Kjo do ta bënte indentifikimin e përdoruesve më të sigurtë dhe autentike.

Thesari u testua live me 4 institucione në 9 Shtator. Lista e institucioneve që do të marrin pjesë në këtë testim do të përcaktohet më parë dhe ndahet me drejtorine e AFMIS dhe ekipin IT tek MFE

 

Në 23 shtator do të lançohet pilotimi live i moduleve PBA dhe PIM me tre ministrite e zgjedhura. Përzgjedhja e ministrive të linjës që do të pilotojnë PBA-në do të bëhet në konsultim me ekipin e IPSIS pranë zyrës së Kryeministrisë me qëllim garantimin e testimit dhe në të njëjtën kohë integrimi të PBA me IPSIS

 

 

Lançohet versioni i parë i IPSIS

Versioni i parë i sistemit IPSIS u lançua në 6 qershor 2019. Sistemi IPSIS ka një dritare faqe të parë hyrëse ku përdoruesit mund të shohin të gjithë modulet. Modulet kryesore janë SKZHI (Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim); Prioritetet e Qeverisë si dhe Dokumenta Strategjike. Kjo faqe përfshin edhe plan veprimet e lidhura me dokumentet e mësipërme si dhe Kuadrin e Indikatorëve, Kuadrin e SDG-së dhe Masat Prioritare Kombëtare që ndihmojnë në monitorimin. Një modul i rëndësishëm është dhe Programi Ligjor Qeveritar i cili jep bazat ligjore për qeverinë dhe politikëbërjes. Kalendari IPSIS është një modul tjetër shumë i rëndësishëm i cili përmbledh të gjitha aktivitetet e planifikuara të IPS-it

Sistemi ofron grafika që mundësojnë të dhënat e monirotimit kundrejt indikatorëve në modulin Analytics. Këtu përdoruesit mund të shohin grafikë dhe tabela të ndryshme që prezantohen në formë liste, grafiku ose me ngjyra në hartën e Shqipërisë

Finalizimi i Dokumentit të Dizenjimit të Sistemit IPSIS

Përgatitja e Dokumentit të Dizenjimit të Sistemit IPSIS (SDD) filloi në qershor 2018 pas aprovimit të Studimit për kërkesat e sistemit (SRS), nga ekipi i menaxhimit të kontratës. Dokumenti i Dizenjimit të Sistemit IPSIS është një dokument që përcakton qartë proceset dhe rendin e punës për IPSIS. Dokumenti shërben si guidë për kompaninë zhvilluese me qëllim që të planifikojë arkitekturën e sistemit. Përgatitja e dokumentit filloi në Qershor 2018 dhe përfundoi në Maj 2019. Procesi I përgatitjes së SDD ka kaluar në disa faza si më poshtë

  • Përpunimi dhe përgatitja e dokumentit: Qershor 2018 – Nëntor 2018;
  • Procesi i konsultimeve, përpunimit të draftit dhe finalizimit të Dokumentit (SDD): Dhjetor 2018 – Maj 2019;
  • Procesi i Integrimit me sisteme të tjera

Integrimi i EAMIS me sistemet e tjera

Pjesë e zbatimit të sistemit EAMIS janë integrimet me sistemet e tjera qeveritare, si: AFMIS, IPSIS dhe ATRAKO. Lidhja me këto sisteme do të arrihet përmes platformës së Qeverisë dhe infrastruktura themelore tashmë është implementuar dhe testuar, së bashku me specifikimet teknike të shërbimeve të internetit që do të përdoren për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet sistemeve. Ekipet janë duke realizuar ndryshimet e fundit në lidhje me shkëmbimin e të dhënave midis sistemeve para përfundimit të integrimit.

Krahas sistemeve qeveritare EAMIS do të komunikojë dhe do të marrë projekte nga Partnerët për Zhvillim dhe nga Banka Botërore. Ekipet kanë filluar testimin e produktit për të dy sistemet dhe faza e tesimeve pritet të përfundojë në tetor 2019.

Nga ana tjetër, pritet që për disa partnerë zhvillimi dhe integrimi, të dhënat në lidhje me projektet e zbatuara në Shqipëri do të merren nga platforma IATI (Platforma e Transparencës së Ndihmës Ndërkombëtare). IATI po kalon një ristrukturim të API-t të tyre dhe të databazës dhe integrimi me këtë platformë do të rifillojë pasi të zhvillohet plotësisht API i ri.

training

Faza e parë e trajnimit të userave dhe testimit të IPSIS

Trajnimi i përdoruesve u zhvillua në datat 24-28 qershor në mjediset e PROTIK. Qëllimi i trajnimit ishte të aftësohen përdoruesit kryesorë të IPSIS ( gjithsej 15) administratorët teknikë (5 përdorues) dhe përdoruesit nga Ministritë e Linjës (20). Zhvillimi i një software për administrimin e IPSIS dhe vënia ne përdorim e tij synon të përmirësojë vendimmarrjen dhe një menaxhim më të mirë të të dhënave të IPSIS nga të gjithë aktorët. Një trajnim tjetër u organizua dhe për administratorët e sistemit ku ata u njohën me parimet kryesore të përdoruesve dhe menaxhimin e të dhënave të IPSIS