Më 4 shtator u miratua vendimi të Këshillit të Ministrave(VKM) i Republikës së Shqipërisë mbi “ krijimin e bazës së të dhënave për sistemin e menaxhimit të ndihmës së huaj

Proçedurat administrative për hartimin e draftit për krijimin e bazës ligjore për krijimin e bazës së të dhënave për sistemin e menaxhimit të ndihmës së huaj filluan në qershor 2019 nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Pas një procesi kordinimi intensiv dhe produktiv me ministritë e linjës dhe agjencitë publike për konsultimin e draft projekt-ligjit, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre u reflektuan në draftin final të projekt-ligjit, dhe kjo u pasua me miratimin e VKM-së më 4 shtator. VKM hyn në fuqi pas publkimit në fletoren zyrtare

Drafti I VKM-së u përgatit në përputhje me ligjin dispozitat e ligjit nr 10325 “Mbi bazën e të dhënave shtetërore”. Qëllimi është krijimi i bazës së të dhënave qeveritare për sistemin informativ të menaxhimit të ndihmës së huaj (EAMIS), duke mundësuar shkëmbimin dhe përdorimin e informacionit mbi ndihmën e huaj nëpërmjet këtij sistemi. EAMIS është një sistem i integruar mbarëkombëtar që do të administrohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE). Sistemi IT është dizenjuar për të mbështetur MFE dhe institucione të tjera qeveritare duke reduktuar barrën e kostove të transaksioneve për mbledhjen e të dhënave dhe agregimin e tyre. Platforma do të perfshijë gjithashtu një portal web dhe integrim me gjithë sistemet qeveritare si AFMIS, IPSIS, dhe regjistrin e PPP-ve që menaxhohet nga ATRAKO.

Miratimi i projekt-ligjit është shumë i rëndësishëm pasi krijon një bazë lligjore për integrimin e sistemeve qeveritare. Krijimi i kësaj baze ligjore pritet të ketë një impakt pozitiv në rritjen e eficiencës dhe efektivitetit të ndihmës së huaj në Shqipëri, duke rritur llogaridhënien dhe besueshmërinë e burimit të informacionit për ndihmën e huaj.

http://kryeministria.al/newsroom/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-04-shtator-2019/